Mesazhi i ish-sekretarit të Këshillit të Europës për Epstein: “Shqipëria ka vajza të jashtëzakonshme”
Përshkrimin e shkurtër, por që lë shumë hapësirë për spekulime, rreth vendin tonë, Thorbjørn Jagland e bëri menjëherë pas vizitës së 24 majit 2012 në Tiranë.
Publikimi i 3 milionë faqeve të reja nga çështja “Epstein” po shkakton një valë tronditjesh në të gjitha drejtimet. Në një prej çështjeve që lidhet me Shqipërinë, protagonist është Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër i Norvegjisë dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.
Në një prej komunikimeve me Jeffrey Epstein, është publikuar e-mail që Jagland i nisi personazhit kontrovers më 25 maj 2012. “Kam qenë në Tiranë, atje ka vajza të jashtëzakonshme”, niste mesazhi i zyrtarit norvegjez, që vetëm pak orë më parë kishte zhvilluar takime të nivelit të lartë me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, presidentin në detyrë Bamir Topi dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Foto nga web
Përshkrimin e shkurtër, por që lë shumë hapësira për spekulime, rreth vendin tonë Thorbjørn Jagland e bëri menjëherë pas vizitës si pjesë e angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri. Më tej, ai shkruante: “Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Do të kthehem të enjten....Nëse nuk e keni telefonuar ende Barbara Daniels, ju lutem më njoftoni... Bill Richardson do të donte të telefonate”.
Duke qenë se emri i tij është përmendur edhe më parë dokumentet e publikuara, Jagland ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje personale apo lidhje me Jeffrey Epstein. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Epstein në jetën e tij private dhe se çdo pretendim i tillë është i pabazuar. Duke kujtuar angazhimin e tij të gjatë në fushën e të drejtave të njeriut, ish-kryeministri norvegjez ka theksuar se akuzat apo aludimet nuk kanë asnjë bazë faktike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka hyrë në një lokal i armatosur duke kanosur klientët. Ai ka goditur me qytën e armës pronarin e lokalit teksa është larguar më pas me shpejtësi nga ambientet, për tu vënë në pranga në një hotel në Kavajë.
Këto mbetje kanë origjinë nga proceset e përpunimit të çelikut në Metalurgjiku i Elbasanit dhe u eksportuan nga kompania “Sokolaj” drejt Malajzisë, por u kthyen pas një denoncimi nga organizata ndërkombëtare Basel Action Network.
Gjatë konfliktit, pronari i servisit është goditur me sende të forta dhe është plagosur me mjet prerës. Nga ana tjetër, edhe ai është kundërpërgjigjur duke dëmtuar lehtë dy prej personave të përfshirë ë sherr, me një mjet pune.
Peleshi e pranoi se në mbledhjet e mazhorancës socialiste ka pasur diskutime të shtuara, por i cilësoi si thashetheme, zërat për përçarje mes disa figurave kryesore, të nxitura edhe nga debati i djeshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.
Në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, u arrestua 40-vjeçari Irgen Mezini, i cili dyshohet se posedonte një pistoletë pa leje me qëllim shitjen e saj.
Në një njoftim zyrtar, autoritetet theksojnë se situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme, veçanërisht në kontekstin e përshkallëzimit të konfliktit që përfshin SHBA, Izraelin dhe Iranin.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjendaria”, shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me ato të Kurbin, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve, Klajdi Tuga dhe Bledart Milla, përkatësisht 23 dhe 22 vjeç.
Edi Rama ka diskutuar me ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së hapat e ardhshëm politikë, duke vendosur theksin tek nisja e një fushate të gjerë komunikimi me qytetarët. Kjo fushatë që do të shtrihet në të gjithë vendin mban sloganin “Punët e Shqipërisë” dhe është një tur takimesh në çdo qark.
Komente (0)