Banorët e zonës së Rrjollit në Velipojë kanë vijuar edhe sot protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz, duke kundërshtuar projektin që sipas tyre po u grabit pronat. Për rreth një orë, protestuesit bllokuan aksin rrugor Shëngjin–Velipojë, çka solli tensione dhe përplasje me forcat e policisë.
Rreth 60 familje kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve, duke theksuar se toka ku po ndërtohet resorti është pronë e tyre prej vitit 1936. Sipas banorëve, bëhet fjalë për rreth 95 mijë metra katrorë tokë buzë detit, me një shtrirje prej afro 4 kilometrash përgjatë vijës bregdetare.
Pas bllokimit të rrugës, protestuesit zbritën në kantierin e ndërtimit, ku ndaluan punën e fadromave dhe kërkuan largimin e makinerive. Gjatë protestës nuk munguan përplasjet fizike me efektivët e policisë.
“Jam në tokën time, ca bëni kështu? Jemi në tokën tonë. Silleni përfaqësuesin të merremi vesh”, dëgjohen të thonë banorët gjatë protestës.
Foto: Newsmax Balkans
Një tjetër protestues shprehet: “Mos më hajde në shtëpinë time, si të jetë e jotja”.
Sipas Policisë së Shkodrës, gjatë protestës së sotme janë shoqëruar 5 banorë, ndërsa situata ka qenë e tensionuar për disa minuta. Kjo është dita e dytë radhazi e protestave të banorëve të fshatit Baks–Rrjoll, të cilët akuzojnë firmën ndërtuese për grabitje të pronave dhe mungesë dialogu. Ata paralajmërojnë se protestat do të vijojnë nëse punimet nuk ndalen.
Foto: Newsmax Balkans
Kujtojmë se më 16 janar të këtij viti, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik “Blue-Borgo” në zonën e Rrjollit.
Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik me sipërfaqe rreth 1.46 milionë metra katrorë, i cilësuar si një nga investimet më të mëdha turistike në vend. Fshati turistik me vila dhe hotele luksoze do të ndërtohet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks–Rrjoll, në qarkun e Shkodrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)