Rrëshqitjet e dheut, nisin punimet në aksin Librazhd-Korçë, devijohet qarkullimi
Aksi rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për shkak se do të kryhen punime pas rrëshqitjes së dheut të dy ditëve më parë.
Dy ditë pasi rrëshqitja e një masivi shkëmbor në zonën e njohur gjerësisht si ‘Kthesat e Dragostunjës”, paralizoi lëvizjen e automjeteve drejt Juglindjes së vendit për rreth 10 orë, firma mirëmbajtëse do të kryejë punime në këtë nyje tashmë problematike të aksit nacional.
Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës.
Bllokimi sipas autoriteteve do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor 22:00 – 05:00.
Aksi rrugor Elbasan - Qafë Thanë është i bllokuar prej orësh këtë të dielë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe policia e shtetit ndodhen në zonën e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në Kthesën e Dragostunjës.
Prej pesë orësh aksi nacional Elbasan-Qafë Thanë është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës. Si pasojë qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në të dy krahët e rrugës.
“Gjatë këtyre orareve, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë. Për këtë situatë janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim informimin e drejtuesve të mjeteve. Gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë”, njofton policia.
Si rrugë alternative për mjetet e vogla, autoritetet bëjnë me dije se do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)