Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimimit të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Seanca do të mbahet në datën 8 prill, në orën 11:00.
Sipas raportimeve, shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet në bazë dokumentesh. Kjo do të thotë që ish-presidenti Meta nuk do të jetë i pranishëm fizikisht. Gjithashtu, nuk do të ketë as pjesëmarrje të përfaqësuesve të SPAK.
Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, i është drejtuar Kushtetueses me kërkesën për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, si edhe të Gjykatës së Lartë. Të dy këto gjykata kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)