Pa kontrolle dhe pa etiketa, AKU bllokon mbi 4 ton djathtë, gjalpë e gjizë në Fier
Bëhet fjalë për 1,400 kg krem gjalpi; 2,415 kg mocarela; 90 kg gjalpë lope; 100 kg gjizë; 18 kg mocarela. Produktet e rrezikshme do të dërgohen për asgjësim.
Një rast skandaloz i sigurisë ushqimore është regjistruar në Fier. Më tepër se 4 ton produkte bulmeti janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë një kontrolli në një baxho.
Pas indicieve të marra për parregullsi në aktivitetin e subjektit me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi”, kontrolli zyrtar nga Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor në AKU nxorri në dritë një situatë alarmante. Baxho në Fier nuk zbatonte asnjë nga rregullat minimale për produktet bazë bulmetore, duke përbërë rrezik konkret për konsumatorët.
Subjekti e ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk kishte implementuar sistemin e vetëkontrollit HACCP, si edhe tregtonte produkte pa etiketat përkatës. Të gjitha këto shkelje të rënda, në kundërshtim me legjislacionin për sigurinë ushqimore.
Për këtë arsye, u vendos bllokimi i produkteve të konsideruara të pasigurta për konsum. Bëhet fjalë për 1,400 kg krem gjalpi, 2,415 kg mocarela, 90 kg gjalpë lope, 100 kg gjizë, 18 kg mocarela. Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur gjobë në vlerën e 250,000 lekëve të rinj. Ndërkohë, produktet e bllokuara do të dërgohen për asgjësim, sipas procedurave ligjore përkatëse.
NJOFTIMI I AKU-së:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.
Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:
• 1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;
• 2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella;
• 90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;
• 100 (njëqind) kg gjizë;
• 18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova).
Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.
AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që t’i drejtohen AKU-së në çdo rast që konstatojnë cenim të sigurisë ushqimore në emailin zyrtar info@aku.gov.al, si dhe në numrin e gjelbër 08007575.
Foto: AKU
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)