Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh për të gjithë shqiptarët, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes, përcjelljes dhe pasurimit të gjuhës shqipe.
Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit publikoi një video-mesazh me interpretimin e poezisë “Gjuha shqype” të Gjergj Fishta, të realizuar nga nxënës të shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Selim Alliu" në Peshkopi. Kjo shkollë është fituesja aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe.
“Krenar për gjuhën tonë amtare shqipe. Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare”, u shpreh Begaj në mesazhin e tij.
Vargjet e Fishtës, ashtu si në kohën kur u shkruan, mbeten aktuale edhe sot, duke përcjellë të njëjtin mesazh për bukurinë, forcën dhe rolin unifikues të gjuhës shqipe.
Ato nënvizojnë rëndësinë e ruajtjes së gjuhës në çdo trevë dhe komunitet, pavarësisht dallimeve fetare apo krahinore, si një element thelbësor të identitetit kombëtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)