Pas orësh pritjeje dhe radhësh të gjata automjetesh, është zhbllokuar aksi alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh. Segmenti, i cili shërben si devijim për qarkullimin në zonën Prrenjas-Librazhd, u paralizua për rreth tre orë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.
Sipas raportimeve nga terreni, qarkullimi tashmë është rikthyer në normalitet. Rruga është hapur në dy korsi dhe trafiku po zhvillohet pa pengesa. Bllokimi u shkaktua nga kalimi i disa trajlerave, që sollën radhë kilometrike dhe vonesa të konsiderueshme.
Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme për problematikat e vetë rrugës, e ndërtuar vitet e fundit, duke theksuar nevojën për ndërhyrje dhe menaxhim më të mirë të qarkullimit, sidomos për mjetet e tonazhit të rëndë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)