Vijon shembja e rrugës, aksi Librazhd–Prrenjas mbyllet edhe për këmbësorët
Pritej zgjidhja e situatës dhe hapja e segmentit, për arsye sigurie autoritetet e kanë bllokuar plotësisht. Është e pakalueshme si për mjetet, ashtu edhe për njerëzit.
Në një kohë kur pritej zgjidhje e situatës, që shkaktoi bllokimin e mijëra qytetarëve, situata në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas është përkeqësuar edhe më tepër. Rruga është mbyllur plotësisht për shkak të situatës së rënduar në një nga segmentet më problematike.
Pas shembjes së rrugës nacionale dhe problematikave të shfaqura në strukturën e një prej urave të kalimit, autoritetet njoftuan se po punohej që gjatë mesditës së kësaj të hëne rruga të hapej. Por, segmenti në zonën Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit vijon të shfaqë të tjera probleme.
Një pjesë e rrugës është dëmtuar rëndë, duke pësuar fundosje. Kjo e ka bërë segmentin të pakalueshëm për mjetet, teksa për arsye sigurie autoritetet nuk lejojnë më as kalimin e këmbësorëve.
Sipas njoftimeve zyrtare, rrëshqitjet e vazhdueshme të tokës dhe reshjet e fundit kanë krijuar rrezik serioz për shembje të mëtejshme, duke e bërë të pamundur garantimin e sigurisë në këtë zonë. Terreni është i paqëndrueshëm, duke rritur rrezikun për shembje të tjera dhe për momentin i ka vështirësuar ndërhyrjet teknike.
Foto nga video
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)