Pas Korçës, Rama viziton Vlorën me grupin e investitorëve ndërkombëtarë
Helikopteri që transportonte kryeministrin u ul i pari pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Pas tij u ul edhe helikopteri i vogël i të ftuarve.
Pas vizitës në Korçë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të hënë edhe në Vlorë. Ai shoqërohej nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe një grup investitorësh ndërkombëtarë.
Kreu i qeverisë ka udhëtuar me helikopterin e Forcave të Armatosura drejt qytetit bregdetar. Mjeti fluturues që transportonte kryeministrin u ul i pari pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Pas tij u ul edhe helikopteri i vogël i të ftuarve.
Foto nga video
Gjatë qëndrimit në Vlorë, zoti Rama ka zhvilluar një sërë inspektimesh në disa prej investimeve kryesore. Fillimisht, ai u ndal në qendrën multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit, ku ka ndjekur nga afër ecurinë e projektit. Më pas, kryeministri ka inspektuar punimet në muzeun hebraik, një investim që synon të pasurojë ofertën kulturore dhe historike të qytetit.
Vizita vazhdoi me ndalesën në zonën pranë ish-rrugës së Hebrenjve, në qendrën historike të Vlorës, ku po kryhen ndërhyrje për rikualifikimin urban, ndërsa agjenda e kryeministrit parashikonte edhe vizitën në Orikum, për të shqyrtuar të tjera projekte zhvillimi për këtë zonë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)