Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e aktores Anila Bisha për të ndaluar përkohësisht përdorimin e avatarit “Diella”, e prezantuar si ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale.
Aktorja kishte paditur Këshillin e Ministrave, AKSHI-n, kompaninë private “Apel” shpk dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo kërkonte që përdorimi i avatarit të pezullohej dhe të dëmshpërblehej me 1 milion euro, duke pretenduar se imazhi dhe zëri i saj ishin përdorur pa lejen e saj për të krijuar këtë figurë virtuale.
Sipas saj, ajo kishte një kontratë që e lejonte të ofronte shërbime vetëm për platformën e-Albania, por jo për t’u paraqitur si ministre në formën e një avatari. Ajo pretendon se krijimi i këtij “kopjimi digjital” është bërë pa dijeninë dhe në kundërshtim me kontratën.
Gjyqtari Armand Shkurta vendosi që në këtë fazë përdorimi i avatarit të mos ndalohet dhe refuzoi edhe kërkesën për dëmshpërblim. Gjykata nuk pranoi as kërkesën që të ndalohej përdorimi i të dhënave personale të aktores deri në përfundim të procesit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)