Dëmtimet që pësoi ura në Dragostunjë, detyruan autoritetet të nisin menjëherë ndërhyrjen për demontimin e strukturës së dëmtuar për shkak të rrëshqitjeve masive të dheut. Mjetet e rënda kanë ndërhyrë në pjesët e dëmtuara të urës, duke e shembur atë.
Sipas vlerësimeve teknike, lëvizja e fortë e masivit të tokës ka dëmtuar themelet mbajtëse dhe ka shkaktuar çarje të thella në strukturë, duke e bërë urën të papërdorshme dhe të rrezikshme për kalim. Ekspertët përjashtuan mundësinë e rikonstruksionit mbi bazën ekzistuese, duke rekomanduar heqjen e plotë të saj.
Foto ilustruese
Kjo ka bërë që segmenti rrugor kombëtar Librazhd-Prrenjas, i cili është një nga arteriet kryesore lidhëse me juglindjen e vendit të mbetet i bllokuar. Si pasojë e shembjeve të tokës, qarkullimi është devijuar në akse dytësore, duke krijuar vështirësi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Autoritetet pritet të paraqesin një plan për ndërtimin e një ure të re dhe rikthimin e normalitetit në këtë segment rrugor.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)