Në një konferencë për shtyp ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu foli dhe për dëmtimin e rrugës Librazhd- Pogradec, ku tha se po investohet në pritat lumore në lumin Shkumbin për të parandaluar gërryerjet.
"Fondi i Kushtëzuar shpërndahet me një qasje të re, për të forcuar ato bashki që konsiderohen më ë dobëta. Kemi rritje të fondit të investimeve për infrastrukturën parandaluese, 18 mln euro, 8 mln euro janë të dedikuara që janë në zbatim e sipër. Vazhdojmë të mbështesim pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin, pjesë një e mirë e financimit shkon në këtë drejtim që të kemi mundësi të parandalojmë rrëshqitje apo dëmtimet nga gërryerjet lumore në të ardhmen", tha Vengu.
Ndërsa kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se do të ndërtohet një aks i ri. Aktualisht, ura tek Arrat e Gurës u shemb dhe do të ndërtohet një aks provizor mbi lumin Shkumbin, po ende nuk ka një afat se kur transporti do i kthehet normaliteti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)