Shembja e urës në aksin Librazhd-Prrenjas, riparimi mund të zgjasë deri në një vit
Janë në shqyrtim dy alternativa kryesore: ndërtimi i një viadukti të ri, që do të kërkonte rishikim të plotë të projektit, ose heqja e plotë e masës së shembur dhe ndërtimi i një traseje të re.
Dëmtimi i rëndë i ndodhur në aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të kërkojë një periudhë të gjatë ndërhyrjesh për rikthimin e plotë të sigurisë dhe funksionalitetit të rrugës. Sipas një inxhinieri pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, riparimi mund të zgjasë nga gjashtë muaj deri në një vit, në varësi të zgjidhjes teknike që do të përzgjidhet dhe procedurave që do të ndiqen.
Specialisti, i cili foli në kushte anonimiteti për revistën "Monitor", thekson se situata është më serioze se sa një dëmtim i zakonshëm i sipërfaqes rrugore, pasi është destabilizuar i gjithë masivi i dheut dhe i shkëmbit mbi të cilin mbështetet segmenti.
Foto nga video
Sipas vlerësimeve teknike, janë në shqyrtim dy alternativa kryesore: ndërtimi i një viadukti të ri, që do të kërkonte rishikim të plotë të projektit dhe kohë të konsiderueshme, ose heqja e plotë e masës së shembur deri në themel dhe ndërtimi i një traseje të re. Kompania që ka kontratën për punimet, po analizon variantin e dytë. Megjithatë, edhe kjo zgjidhje përfshin gërmime masive dhe ndërhyrje të thelluara.
Mundësia e hapjes së një kalimi provizor mbetet e kufizuar, pasi një zgjidhje e tillë nuk do të garantonte siguri për mjetet e tonazhit të rëndë. Sipas ekspertëve, rrëshqitja e fundit dyshohet se është e lidhur me ndërhyrjet infrastrukturore të realizuara për segmentet e reja të Korridorit VIII. Punimet në zonë, përfshirë përdorimin e materialeve lumore dhe ngarkesën shtesë mbi shpatet, të cilat mendohet se kanë ndikuar në dobësimin e strukturës mbajtëse të terrenit.
Foto nga video
Ura e dëmtuar ishte ndërtuar në vitin 1997 dhe, sipas burimeve teknike, kishte qenë funksionale dhe në gjendje të mirë deri në nisjen e ndërhyrjeve të fundit. Për stabilizimin e plotë të segmentit kërkohet një studim i ri gjeologjik dhe gjeoteknik, analiza e lëvizjes së masivit, monitorim i ujërave nëntokësore dhe ndërtimi i strukturave të reja mbajtëse, përfshirë pilotat dhe sistemet e drenazhimit. Nëse do të jetë e nevojshme, mund të merret në konsideratë edhe devijimi i pjesshëm i trasesë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)