Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në komandat e disa komisariateve në vend. Këto lëvizje janë pjesë e planit të ristrukturimeve brenda institucioneve policore.
Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Luan Sinanaj i cili deri tani në krye të komisariatit të Krujës, është emëruar drejtues i komisariatit të Pogradecit. Pozicioni që mbahej prej tij në Krujë i është besuar Santiljano Ndreut, i cili më parë ka drejtuar sektorin e krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamzë.
Një tjetër ndryshim ka ndodhur në Bulqizë, aty ku Gentian Dedej merr drejtimin e komisariatit. Burimet zyrtare të Policisë bëjnë me dije se këto vendime synojnë përmirësimin e menaxhimit të punës së policisë në terren dhe rritjen e efikasitetit operativ të strukturave lokale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)