Prej afro një muaji, banorët e e zonës në Baks-Rrjoll po protestojnë kundër ndërtimit të resortit “Blue Borgo”. Pas dy ditëve të mëparshme, ku nuk munguan dhuna dhe grushtet ndaj banorëve, këtë të shtunë situata eskaloi.
Sot u regjistrua përplasja më e dhunshme ndërmjet forcave të policisë private, të cilët ndodheshin në Rjoll për të mbrojtur punëtorët dhe makineritë e kompanisë ndërtuese me banorët e zonës, në mbështetje të së cilëve ishin paraqitur edhe dhjetëra njerëz nga zonat përreth.
Situata doli jashtë kontrollit pas përdorimit të shkopave të gomës nga disa prej policëve privatë, të cilët shtuan zemërimin e banorëve. Aty gjithçka doli jashtë kontrollit, ku nuk mungoi përdorimi i grushteve dhe shkelmave, ndërsa disa pjesëtarë të policisë private përfunduan mbi gurët e kantierit.
Foto nga video
Pasi forcat e sigurisë së kompanisë u tërhoqën, banorët u hakmorën duke shkatërruar kontenierët e punës si edhe makineritë e kompanisë “Gener 2”. Sipas banorëve, protesta është nxitur nga fakti se një pjesë e tokës, rreth 2,1 hektarë iu njoh familjes Malaj nga Gjykata e Apelit në Tiranë, pas një procesi gjyqësor që zgjati tetë vite. Ata kërkojnë që edhe pjesa tjetër e tokës, ku po ndërtohet resorti të kthehet në pronësi të ligjshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)