Java pritet të nisë me kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin, ku vranësirat dhe reshjet e herëpashershme të shiut do të jenë prezente gjatë pjesës së parë të ditës.
Sipas parashikimeve, dita e hënë do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme kryesisht në zonat veriore. Pas orëve të pasdites moti pritet të përmirësohet gradualisht, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit, duke prekur kryesisht zonat jugore dhe qendrore deri rreth mesditës. Në intervale të shkurtra kohore, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave.
Ndërkohë, në zonat veriore reshjet pritet të jenë më të kufizuara, kryesisht të izoluara dhe në formë pikash shiu, sidomos në zonat me reliev të lartë malor. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim nga juglindja në verilindje me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zonat bregdetare, në lugina dhe në relievet malore, era mund të arrijë deri në 14 metra në sekondë, duke krijuar herë pas here edhe forcim të përkohshëm të saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)