Homeland Justice ka sulmua faqen e administratës së Kuvendit të Shqipërisë, në sistemin IT. Vetë punonjësit e administratës dhe deputetët nuk kanë pasur akses në kompjutera dhe adresat e emailit.
Për shkak të këtyre arsyeve, mbledhjet e komisioneve parlamentare nuk mund të transmetohen online.
“Për arsye teknike, sinjalin për të ndjekur mbledhjet e komisioneve mund ta merrni përmes fibrës në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit.
Nje dite me pare, grupi i hakerave “Homeland Justice” duke publikoi një mesazh në kanalin e tyre në Telegram. Në deklaratën e publikuar, ata pretenduan se kanë siguruar komunikimet e disa deputetëve.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.
Ndërkohë, disa deputetë morrën në adresat e tyre të e-mail-it një njoftim paralajmërues, ku u kërkohet të tregojnë kujdes ndaj mesazheve të dyshimta.
“Ky e-mail vjen nga jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Ju lutemi, mos i klikoni link-et ose skedarët bashkangjitur, përveç rasteve kur e njihni burimin e emailit dhe e dini që përmbajtja është e sigurt”, thuhet në mesazh.
Për sulmin kibernetik ka reaguar edhe Kuvendi i Shqipërisë, i cili ka konfirmuar se është konstatuar një akses i paautorizuar në sistemet e institucionit.
“Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës. Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme. Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht. Menjëherë pas konstatimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe për neutralizimin e sulmit. Ndërkohë, ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve”, thuhet në reagimin zyrtar.
Institucioni bën të ditur gjithashtu se për menaxhimin e situatës është ngritur një grup i përbashkët teknik dhe hetimor, me përfshirjen e institucioneve përgjegjëse për sigurinë kibernetike.
“Për këtë situatë është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Në këtë proces Kuvendi i Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Komandën Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu, gjatë këtyre orëve është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm”, përfundon njoftimi i Kuvendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)