Rama shtron iftar në Pallatin e Kongreseve: Uroj të jetë i fundit jashtë tryezës së Bashkimit Europian
Rama theksoi rëndësinë e kësaj tryeze si një moment bashkimi dhe reflektimi, ku njerëz me besime dhe prejardhje të ndryshme ulen së bashku. "Ky është iftari i parë në këtë mandat të katërt, ndërkohë që ky mandat dua të jetë i fundit i një kryeministri jashtë shtëpisë së Europës", tha Rama.
Edi Rama ka shtruar këtë të enjte një iftar në Pallati i Kongreseve, në përmbyllje të muajit të agjërimit të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete nga fusha të ndryshme dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e kësaj tryeze si një moment bashkimi dhe reflektimi, ku njerëz me besime dhe prejardhje të ndryshme ulen së bashku.
“Ju uroj mirëseardhjen më sofrën tradicionale të iftarit. Sofra e Iftarit është e vetmja sofër në të cilën je edhe shtrues edhe i shtruar, edhe zot shtëpie edhe mik. Rreth kësaj sofre ligji i padukshëm që jeton brenda çdo qenie njerëzore, merr në zotërim territore të caktuara të mendjes dhe të shpirtit. Agjërimi i mëson njeriut durimin dhe rrugën e zbutjes së paraardhësit së vet të parë, shpellarit që ka brenda vetes. Në këtë sofër sonte, besime të ndryshme, profesione të ndryshme njerëz që vijnë edhe nga vende të ndryshme që luten në mënyra të ndryshme ulen bashkë. Kjo e iftarit ka një dritë ku ndërthuren drita e jashtme me atë të brendshmen në secilin prej nesh. Në një ditë si kjo është e pashmangshme edhe përmendja e konflikteve dhe armiqësive”, tha Rama.
Kryeministri nënvizoi se iftari përfaqëson një moment mirësie dhe përkujdesjeje ndaj njëri-tjetrit, duke theksuar se besimi nuk duhet të jetë faktor ndarjeje mes njerëzve.
“Iftari është një praktikë mirësie dhe ndrojtjeje, ku ndëshkimi dhe zemërata mbeten jashtë dere dhe përkujdesja vjen shumë afër gjithsecilit. Uroj t’ju pranohet agjërimi, t’i dëgjohen dhe pëlqehen lutjet çdo agjëruesi dhe çdo kujt të ftuar i uroj që të ketë gjithçka meriton.
Dua ta mbyll me një detaj: për herë të parë në tri dekada, Ramazani dhe Krishtlindja do të takohen në vitin 2030.
Foto: LSA
Duke e ulur siparin e fjalës sime, dua të shpreh një mirënjohje për myslimanët shqiptarë për atë që janë dhe, duke i uruar të kenKy është iftari i parë në këtë mandat të katërt, ndërkohë që ky mandat dua të jetë i fundit i një kryeministri jashtë shtëpisë së Europës. ë çdo të mirë për të cilën luten. Dua të jenë shembëlltyra e të vërtetës së madhe ku besimi nuk është vijë që ndan, por bashkon; ku Islami, njësoj si krishterimi, e thërret Europën në krye të sofrës”, u shpreh kryeministri.
Gjatë aktivitetit, Rama theksoi gjithashtu aspiratën e Shqipërisë për integrimin evropian, duke shprehur shpresën që mandati i tij aktual të jetë i fundit i një kryeministri shqiptar jashtë Bashkimit Evropian.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)