Një kamion është përmbysur në zonën e Qafë Thanë, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor. Si pasojë e aksidentit, në sipërfaqen e rrugës është derdhur një sasi vaji nga mjeti, që e ka bërë asfaltin shumë të rrëshqitshëm dhe potencialisht të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Kamioni është përmbysur në zbritje, teksa u ndihmua nga barrierat mbrojtëse që nuk e lejuan të rrëshqasë poshtë rrugës.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe punuan për normalizimin e trafikut. Ndërkohë, ka nisur hetimi dhe procedura për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Foto nga video
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)