Shqiptarëve duket se nuk iu bën asgjë përshtypje. Pas debateve të ashpra online për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve për shkak të luftës në Iran, duket se indinjata e qytetarëve qëndron vetëm pas tastjerës.
Dhe këtë e tregoi dhe dështimi i protestës së thirrur kundër rritjes së çmimit të karburanteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Tubimi ishte parashikuar të mbahej në orën 17:00, por përveç atyre që publikuan thirrjen në rrjetet sociale, askush nuk e mori mundimin të dalë në rrugë për një problem që prek drejtpërdrejt xhepat e çdo shqiptari.
Aktualisht çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 219 lekë për litër dhe cilësohet si një ndër më të lartët në shumë vende të botës.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se janë marrë të gjitha masat për të shmangur abuzimet në tregun e hidrokarbureve.
Ai përsëriti se është ngritur një Task Forcë për të monitoruar situatën si dhe është rikthyer Bordi i Transparencës, teksa shtoi se ligji për rezervat strategjike tashmë është për konsultim publik.
Sipas tij, deri në këto momente nuk ka pasur shenja të abuzimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)