Gara për kreun e Policisë së Shtetit, e dërguara me punë e SHBA shkon në Ministrinë e Brendshme

Teksa gara për postin më të lartë në Policinë e Shtetit hyn në një fazë vendimtare, e dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, është paraqitur në ambientet e Ministrisë së Brendshme, në një moment kur kanë nisur intervistat për kandidatët që synojnë drejtimin e Policisë.

24.03.2026. 11:47

Vizita e saj përkon me procesin e përzgjedhjes së 14 kandidatëve, të cilët janë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Sipas procedurës, intervistat po zhvillohen sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur përballë komisionit ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.

Procesi pritet të vijojë me kandidatët e tjerë, ndërkohë që prania e përfaqësueses amerikane shton interesin dhe vëmendjen mbi këtë garë të rëndësishme për drejtimin e policisë në vend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)