Apeli i GJKKO lë në fuqi masën pezullim nga detyra për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën për Belinda Ballukun, ajo mbetet e pezulluar nga detyra, masë në fakt që nuk ka efekt sipas mbrojtjes, përderisa Balluku nuk është më as ministre dhe as zv.kryeministre.

07.04.2026. 10:03

Pas masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO të pezullimit nga detyra, qeveria apeloi në Gjykatë Kushtetuse këtë masë. Vetë Edi Rama e cilësoi cënim të ekzekutvit vendimin e GJKKO, por pasi Kushtetuesja vendosi në fillim të marsit, Balluku u largua nga detyrat e saj qeveritare, duke mbetur vetëm deputete.

Por teksa shqyrtohej në Kushtetuese vlefshmëria e masës, SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin për masë arresti për Ballukun, e cila nuk u pranua nga maxhoranca.

Ndërkaq, beteja ligjore e Ballukut do të vijojë më 9 prill në Gjykatën e Lartë, ku ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë ndalim për të dalë jashtë vendit i deputetes Belinda Balluku. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)