U dashurua me Shqipërinë pas vizitës në vitin 2025, ish-kryebashkiaku i New York merr pasaportën shqiptare
Gjatë periudhës së tij në detyrë, Eric Adams ka shprehur në disa raste vlerësim dhe simpati për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe për Shqipërinë në përgjithësi.
Ish-kryebashkiaku i New York, Eric Adams është pajisur me pasaportë shqiptare. Dokumenti është zyrtarizuar pas një dekreti të veçantë të firmosur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë në bazë të një kërkese nga vetë Adams për marrjen e shtetësisë shqiptare. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje shtesë mbi procedurën apo arsyet që kanë shoqëruar këtë vendim.
Në dekret theksohet se “Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij”, duke formalizuar kështu dhënien e shtetësisë për ish-zyrtarin amerikan. Ai e ka vizituar më parë Shqipërinë në tetor të vitit 2025, ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.
Foto ilustruese
Gjatë periudhës së tij në detyrë si kryebashkiak i New York, Eric Adams ka shprehur në disa raste vlerësim dhe simpati për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe për Shqipërinë në përgjithësi.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin e Komisionit të Etikës së Kuvendit pasi ky i fundit i përjashtoi nga punimet e Kuvendit për dy muaj.
Policia e Tiranës ka goditur një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për të furnizuar grupet kriminale. Në pranga janë vënë nënë e bir, ndërsa është shpallur në kërkim 66-vjeçari që posedonte armët.
Komente (0)