Policia ka vënë në pranga shtetasin Eduard Afmataj, i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri fqinjin e tij Artur Çangu në Fushë Krujë.
Sipas të dhënave paraprake, Afmataj u gjet nga policia brenda një banese të braktisur në zonën e Qafë Shtamës.
Afmataj, një ditë më parë qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Artur Çangu në Vrion të Niklës, duke i marrë jetën, pas një sherri për parkimin e makinës.
Deri në këto moment nuk ka të dhëna për ngjarjen, por dyshohet se ditë më parë, autori i krimit ka pasur një debat me babanë e viktimës për çështje pronësie.
Aktualisht, Afmataj po shoqërohet në polici, ku pritet të japë dhe detaje në lidhje me krimin e rëndë që trondi Fushë Krujën mbrëmjen e së premtes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)