Makina dhe motori përplasen në Himarë, plagoset një person

Një makinë dhe një motor u përfshinë në një aksident në Llaman, ku drejtuesi i këtij të fundit mbeti i plagosur.

11.04.2026. 17:07

Makina dhe motori përplasen në Himarë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën e Llamanit në Himarë.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një makinë tip Porsche dhe një motor.

Për pasojë i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit 26 vjeçari K.K., i cili ka marrë dëmtime të konsiderueshme dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas burimeve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, teksa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)