Kanosën babë e bir për tu marrë pasurinë, tre në pranga. Ja çfarë zbuloi policia në biznesin e tyre

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi kanë kanosur babë e bir me qëllim të përfitojnë pasurinë e tyre. Sipas policisë gjatë kontrollit në biznesin e të arrestuarve u konstatuan se prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse.

11.04.2026. 11:51

Kanosën babë e bir për tu marrë pasurinë, tre në pranga. Ja çfarë zbuloi policia në biznesin e tyre

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi kanë kanosur babë e bir me qëllim të përfitojnë pasurinë e tyre. 

Sipas policisë gjatë kontrollit në biznesin e të arrestuarve u konstatuan se prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse.

NJOFTIMI I PLOTE

DVP Shkodër / Finalizohet operacioni policor i koduar “Produkti”.

Kanosën për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen etiketa dhe stampa për produkte ushqimore, si dhe bllokohet aktiviteti i kundërligjshëm.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Produkti”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

G. B., 67 vjeç, E. B., 33 vjeç (babë e bir), dhe A. B., 61 vjeç,  të tre banues në Shkodër.

Këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në aktivitetin tregtar të shtetasve G. B. dhe E. B., është konstatuar se këta të fundit prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse, si dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë bllokimi i ushtrimit të aktivitetit dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, etiketa dhe stampa për 8 produkte të ndryshme ushqimore, si dhe 3 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale:
“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)