“Zgjidhje të reja për parkimet”, kryeministri Rama inspekton “Lungomare 4” në Vlorë
Sipas kreut të qeverisë, shëtitorja e re pritet të kthehet në një pikë të rëndësishme atraksioni për qytetin bregdetar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e turizmit.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Vlorë, ku inspektoi nga afër punimet për projektin “Lungomare 4”, pranë zonës së Plazhit të Vjetër. Gjatë inspektimit, Rama shoqërohej nga kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini, përfaqësues të pushtetit lokal dhe inxhinierë të projektit.
Kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e investimit për zhvillimin e qytetit, por ngriti shqetësimin për mungesën e hapësirave të mjaftueshme për parkim. “Kjo Lungomare do të ndihmojë shumë, megjithatë duhet të identifikojmë vende të tjera për parkime. Duhet bërë një gjë komplet e re për parkimet”, u shpreh kryeministri, duke iu referuar edhe parkimit të planifikuar me rreth 250 vende.
Foto: Edi Rama/Facebook
Sipas Ramës, shëtitorja e re pritet të kthehet në një pikë të rëndësishme atraksioni për qytetin bregdetar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e turizmit. Ai theksoi se interesi për Shqipërinë po rritet jo vetëm nga turistët e huaj, por edhe nga vendasit dhe diaspora, të cilët po shohin gjithnjë e më shumë mundësi për investime dhe blerje pronash.
Projekti “Lungomare 4” është pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e hapësirave publike, rritjen e aksesueshmërisë dhe promovimin e turizmit bregdetar. Synimi është krijimi i një ambienti më të sigurt dhe tërheqës për qytetarët dhe vizitorët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin e Komisionit të Etikës së Kuvendit pasi ky i fundit i përjashtoi nga punimet e Kuvendit për dy muaj.
Sipas burimeve hetimore, dy bashkëpunëtorët kanë rrëfyer episode të reja mbi funksionimin e grupit dhe rolet e anëtarëve në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Deri më tani, në kuadër të tre procedimeve penale, janë identifikuar të paktën 15 persona të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti.
Kreu i demokratëve vlerësoi vendimin e qytetarëve hungarezë, që votuan masivisht për alternativën e re politike, duke nxjerrë në opozitë partinë e cila qëndroi për 16 vite në pushtet.
Doganat sqarojnë se bllokimi i përkohshëm i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë këtyre datave vjen si pasojë e një greve të transportuesve në tre vendet fqinje, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja.
Gjatë vizitës në terren, ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi theksoi rëndësinë strategjike të këtij investimi, duke nënvizuar se përmirësimi i infrastrukturës do të rrisë ndjeshëm aksesin për vizitorët dhe do të promovojë potencialin turistik të zonës pranë Liqenit të Shkodrës.
Tentativa për të grabitur një banesë trekatëshe në qytetin e Fierit, i ka marrë jetën një 47-vjeçari. Mësohet se gjatë tentativës për të vjedhur, Ilir Zarka ka humbur jetën dhe është gjetur me trupin e varur në një nga dritaret e shtëpisë së synuar.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen më të dendura, veçanërisht në zonat malore të veriut.
Komente (0)