Java nis me diell, nuk përjashtohen reshjet e shiut në Veri

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen më të dendura, veçanërisht në zonat malore të veriut.

13.04.2026. 07:55

Java nis me diell, nuk përjashtohen reshjet e shiut në Veri

Kjo javë e re do të nisë me vendi tonë të ndikuar nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen më të dendura, veçanërisht në zonat malore të veriut.

Prej orëve të pasdites deri në mbrëmje, në malësitë e veriut pritet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s.

Në vijën bregdetare, sidomos në segmentin jugperëndimor dhe në zonat luginore, era do të forcohet duke arritur shpejtësi deri në 18 m/s.

Sa i përket kushteve detare, në detet Adriatik dhe Jon pritet valëzim i forcës 3 deri në 5 ballë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)