Vrasja e biznesmenit në Elbasan drejt zbardhjes, në pranga 2 persona

Hetimet për vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan po avancojnë me ritme të shpejta, teksa policia ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, që dyshohet të jetë kyç për zbardhjen e ngjarjes.

02.12.2025. 08:51

Vrasja e biznesmenit në Elbasan drejt zbardhjes, në pranga 2 persona

Hetimet për ekzekutimin e Edmond Mëhallës në Elbasan po përshpejtohen, teksa duket sikur po i afrohemi zbardhjes së ngjarjes.

Policia ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, i cili konsiderohet kyç për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes. Të arrestuarit dyshohen se kanë ndihmuar në organizimin e ngjarjes dhe në zhdukjen e provave.

Në qendër të hetimit ndodhet një konflikt i kohëve të fundit që viktima mund të ketë pasur. Një tjetër person, Naldi Gj. nga Lezha, është shoqëruar nga policia, pasi ditë para vrasjes është parë duke lëvizur me një automjet “Audi” që u gjet më pas i djegur. Ky mjet rezulton të jetë në pronësi të njërës prej kompanive të vetë Edmond Mëhallës.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e Naldi Gj., ndërsa ai po merret në pyetje në Elbasan për të sqaruar lëvizjet dhe rolin e tij të mundshëm në ngjarje. Hetimet pritet të sjellin zhvillime të tjera në orët në vijim.

Kush ishte Edmond Mëhalla

Mëhalla, 43 vjeç, ishte një personazh i njohur në Elbasan, i cili ushtronte biznes në sektorin e karburanteve dhe ishte pronar i shërbimit taksi "El Taxi". Sipas informacioneve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, autorët e atentatit kanë pritur momentin kur biznesmeni doli nga zyra e karburantit dhe u fut në automjetin e tij. Ata e qëlluan disa herë me armë zjarri, dy plumba e goditën në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mëhalla ishte i përfshirë në çështje gjyqësore lidhur me armëmbajtje pa leje dhe lëndësh narkotike. Sipas burimeve, ai ishte në proces gjyqësor për akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të sendeve të jashtligjshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)