Dhunohet me sende të forta i riu në Lezhë, përfundon në spital

Një 35-vjeçar ka metur i plagosur pas një sulmi me sende të forta në qytetin e Lezhës.

02.12.2025. 21:13

Dhunohet me sende të forta i riu në Lezhë, përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë pasditen e kësaj të marte. Policia bën me dije se një 35-vjeçar është plagosur rëndë pas një sulmi me mjete të forta nga disa persona ende të paidentifikuar pranë “Kryqëzimit të Rrilës”.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, kur shtetasi P.P. është goditur brutalisht për shkaqe ende të paqarta. I plagosuri u dërgua fillimisht në spitalin lokal dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Paraprakisht, ai raportohet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)