Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, ka bërë një kërkesë në GJKKO që të mos futet në kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore.
Në kërkesën e tij, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, arsyeton se ky është një trajtim poshtërues e çnjerëzor.
Kjo kërkesë u depozitua këtë të mërkurë nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani.
“Si e tillë, kjo praktikë duhet menjëherë të ndërrohet dhe i pandehuri duhet të trajtohet me dinjitet dhe sipas standardeve të procesit të rregullt ligjor. Derisa të merren masat që kjo shkelje e dinjitetit njerëzor vendosur me qëllim poshtërues të hiqet, ne nuk do të zhvillojmë seanca gjyqësore.
Besojmë dhe shpresojmë se do merren masa për rikthimin e normalitetit dhe gjykimi të vazhdojë sipas standardit të prezumimit të pafajësisë dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në kërkesë”, thuhet në kërkesë.
Një ditë më parë, një kërkesë të ngjashme e bëri edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)