39-vjeçari nga Tirana kapet me kokainë në Fier

Një 39-vjeçar nga Tirana u vu në pranga pasi u kap me 9 doza kokaine në Fier. Policia e këtij qyteti njoftoi gjithashtu se ka vënë në pranga prindërit dhe djalin e tyre pas një sherri me të afërmit e tyre.

04.12.2025. 09:55

39-vjeçari nga Tirana kapet me kokainë në Fier

Një sërë ngjarjesh kriminale janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit, ku Policia ka kryer disa arrestime dhe ka nisur hetime për raste të ndryshme.

Në një kontroll të kryer nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, një 39-vjeçar nga Tirana, L. A., u arrestua pasi në automjetin që drejtonte iu gjetën 9 doza kokaine. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan, ndërsa vijojnë hetimet për aktivitetin e tij të mundshëm kriminal.

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Levan, ku një konflikt familjar degjeneroi në dhunë fizike. Policia arrestoi bashkëshortët H. M. dhe L. M., të dy 42 vjeç, si dhe djalin e tyre 20-vjeçar, ndërsa djali tjetër 18-vjeçar u shpall në kërkim. Ata dyshohen se kanë dhunuar vëllain e L. M., 39 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, si dhe kanë dëmtuar xhamat e automjeteve të tyre. Policia vijon punën për kapjen e 18-vjeçarit.

Në një tjetër rast, një 42-vjeçar nga Libofsha, E. K., po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se goditi me grushte një 43-vjeçar, për motive të dobëta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)