Vlorë, sekuestrohen 12 prona me vlerë të përgjithshme 4 milionë euro

Shtetasi me inicialet P.C është nën hetim për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Në emër të tij figuronin të regjistruara apartamente, ndërtesa, troje dhe biznese.

04.12.2025. 10:31

Vlorë, sekuestrohen 12 prona me vlerë të përgjithshme 4 milionë euro

Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro, përfshirë apartamente, troje, ndërtesa dhe biznese, të regjistruara në emër të shtetasit me inicialet P.C. dhe familjarëve të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, masa e sekuestros është vendosur me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë. P.C. dhe persona të lidhur me të janë aktualisht nën hetim për dy vepra penale: falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Hetimet kanë çuar në identifikimin dhe bllokimin e një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të parregullt, me vlerë totale rreth 4 milionë euro.

Lista e pasurive të sekuestruara:

* Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.
* Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
* Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
* Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
* Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
* Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
* Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
* Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk
* Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk
* Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
* Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.

* Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)