Shpërthim i fuqishëm në një piceri në Tiranë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri në Tiranë, ku për pasojë një person raportohet të ketë mbetur i plagosur.

04.12.2025. 11:51

Shpërthim i fuqishëm në një piceri në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak para mesditës së sotme në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një piceri ende të pahapur, kur raportohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Raportohet për dy persona të lënduar, ndërsa rrethanat dhe detajet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.     

Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)