Tragjike/ndërron jetë 15-vjeçari që u plagos nga bashkëmoshatari në Durrës

Ka ndërruar jetën në ambientet e QSNUT 15-vjeçari Erion Boba i cili u plagos pak ditë më parë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri që nisi në rrjetet sociale. I mituri kishte marrë plagë në organet jetësore dhe nuk mundi të mbijetonte.

04.12.2025. 20:17

Tragjike/ndërron jetë 15-vjeçari që u plagos nga bashkëmoshatari në Durrës

Ka ndërruar jetë në ambientet e QSUNT 15 vjeçari Erion Boba i cili u plagos disa ditë më parë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

I mituri Boba mori plagë të rënda në disa pjesë të trupit pas një sherri që nisi edhe njëherë pas komenteve në rrjetet sociale. Për këtë krim është arrestuar një 14 vjeçar, i cili tashmë do të akuzohet për vrasje.

Boba iu nënshtrua një operacioni të vështirë pas ngjarjes dhe të shtunën u nxor nga intubimi, por mesa duket gjendja e tij është përkeqësuar dhe nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)