I gjenden pistoleta, armë gjahu dhe kokainë, në pranga 2 persona në Tiranë
Dy të rinj u arrestuan në Tiranë pas operacionit “Hunter”, ku policia zbuloi një arsenal me dy pistoleta, dy armë gjahu, municion luftarak dhe një sasi kokaine.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Hunter”, me synim goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe aktivitetit të paligjshëm me lëndë narkotike. Aksioni u zhvillua nga Komisariati Nr. 1 dhe përfundoi me arrestimin e dy shtetasve dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe municionesh.
Në pranga ranë Ilir Dushku, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”, si dhe Bjorli Xhabrahimi, 22 vjeç, po nga Tirana. Dy të rinjtë u ndaluan në zonën e Mjull Bathores, ku dyshohet se qarkullonin të armatosur.
Policia e Shtetit
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti tek Dushku një armë gjahu teke dhe 29 fishekë, ndërsa Xhabrahimi mbante një tjetër armë gjahu. Të dyja armët janë sekuestruar.
Kontrollet vijuan në banesën e 29-vjeçarit, ku policia zbuloi edhe arsenal shtesë: – 2 pistoleta,
– municion luftarak,
– 1 armë të ftohtë,
– si dhe një sasi të vogël kokaine.
Të gjitha provat janë sekuestruar, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)