Ilir Meta kërkon lirinë, sot seanca paraprake në GJKKO për ish-presidentin

Do të vendoset nëse çështja ndaj tij do të kalojë për gjykim apo do t’i kthehet Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme. Ndodhet në burg prej tetorit të vitit 2024.

05.12.2025. 10:19

Ilir Meta kërkon lirinë, sot seanca paraprake në GJKKO për ish-presidentin

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta. Aty pritet të vendoset nëse çështja ndaj tij do të kalojë për gjykim apo do t’i kthehet Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme.

Në seancën e fundit të mbajtur më 27 nëntor, Meta ishte i pranishëm, por procesi u shty për shkak se avokati i tij kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me një pjesë të akteve të dosjes.

Meta dhe bashkëshortja e tij, ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, përballen me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, akuzohet për pastrim parash.

Ish-presidenti ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi vijon të hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Vendimi i sotëm i GJKKO pritet të përcaktojë ecurinë e mëtejshme të procesit ndaj ish-liderit politik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)