Aksident me pasojë një të vdekur në Shkodër, 24-vjeçarja shoqërohet në polici

Një 81-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën. Automjeti po drejtohej nga një 24-vjeçare, e cila u shoqërua në komisariat pas ngjarjes.

05.12.2025. 12:09

Aksident me pasojë një të vdekur në Shkodër, 24-vjeçarja shoqërohet në polici

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku një këmbësor 81-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:05, kur një 24-vjeçare, e identifikuar me inicialet S. S., po drejtonte makinën në drejtim të Hanit të Hotit.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari me iniciale R. C. është përplasur gjatë kalimit në rrugë dhe ka marrë dëmtime të rënda, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë.

Pas ngjarjes, drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për procedurat e mëtejshme ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)