Kishte fshehur kokainë në bahçe, kapet i riu në Tiranë

Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. I riu kishte fshehur një sasi të konsiderueshme kokainë në një enë të mbyllur mirë në oborrin e banesës.

05.12.2025. 17:41

Kishte fshehur kokainë në bahçe, kapet i riu në Tiranë

Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga forcat e policisë nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave paraprake, 31-vjeçari K.L ishte shoqëruar nga uniformat blu për verifikim në rrugën “Dritan Hoxha”, por ai bëri rezistencë dhe kjo gjë bëri që efektivët të dyshonin për sjelljen e tij.

Po ashtu, në ambientet e komisariatit u prezantuan dhe dy të afërm të tij, të cilët po ashtu patën një sjellje jo normale me policët për shoqërimin e K.L. dhe për këtë arsye efektivët ushtruan kontroll në shtëpinë e këtij të fundit.

Gjatë kontrollit, në pjesën e oborrit, policia gjeti një enë të mbyllur mirë, brenda së cilës u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

Pas kësaj, akuzat ndaj 31-vjeçarit u forcuan edhe më tej duke shtuar dhe atë të  “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)