Rasti në fjalë shkaktoi një sensacion në Itali dy vite më parë. Incidenti tragjik ndodhi ndërsa familja e Mugnait po hante gatime tradicionale në prag të Epifanisë. Fqinji i tij Gëzim Dodoli, fillimisht shkatërroi disa nga makinat në një shesh aty pranë dhe më pas arriti te shtëpia e artizanatit, duke shembur një pjesë të murit të vilës. 54-vjeçari mori pushkën e tij të gjuetisë, doli në dritatren e shtëpis dhe qëlloi pesë herë në drejtim të ekskavatorit, duke lënë të vdekur në vend Dodolin.
Sipas prokurorisë, reagimi i autorit të krimit ishte "i nxituar dhe i tepruar" sepse, pavarësisht situatës ekstreme, ky zhvillim tragjik mund të ishte shmangur. Por, Gjykata e Apelit në Arezzo, megjithatë, vendosi se Mugnai u përfshi në një çështje mbrojtjeje legjitime dhe rrëzoi të gjitha akuzat ndaj tij.
Vërehet se avokatët e 54-vjeçarit e ndërtuan mbrojtjen duke vënë theks të veçantë tek terrori që sipas tyre ndjeu familja e zejtarit, rrezikut të menjëhershëm me të cilin përballej dhe faktit se gjithçka ndodhi në një kohë kur e gjithë zona nuk ishte e ndriçuar në mënyrë të mjaftueshme.
Kujtojmë se në një intervistë për mediat italiane, kur sapo kishte lënë qelinë për t’u hetuar në gjendje të lirë, Sandro Mugnai, kishte rrëfyer në detaje se si ndodhi krimi.
Sipas tij nëse ai nuk do ta kishte qëlluar, shtëpia e tij do të ishte shembur nga ndërhyrja me eskavator që po bënte fqinji i tij shqiptar. Ai tregoi po ashtu se fillimisht ka qëlluar për ta parandaluar, jo për ta vrarë, por Gëzim Dodoli sërish nuk ndalej dhe 54-vjeçari pretendonte se në këto kushte nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të shpëtonte jetën e familjes së tij.
Ai kujtonte po ashtu se rreth një muaj para incidentit, Gëzim Dodoli kishte pasur një përleshje me nënën e tij pasi ai po u binte daulleve në 2 të mëngjesit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)