Aksident me vdekje në Tiranë, përplasen dy makina dhe një motor

Një 38 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në Unazën e Madhe, teksa viktima ishte në drejtimin e një motori.

05.12.2025. 22:45

Aksident me vdekje në Tiranë, përplasen dy makina dhe një motor

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Unazën e Madhe të Tiranës.

Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 kur dy makina dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetër.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje, nga plagët e marra, 38 vjeçari Olton Xhambeu, i cili ishte në drejtimin e motorit.

Ndërkohë, që janë shoqëruar në polici drejtuesit e dy mjeteve të tjera, të cilët pritet të japin detaje të mëtejshme rreth dinamikës së aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)