Prag festash, policia zbulon magazinën ilegale me fishekzjarrë

Policia e Tiranës zbuloi një magazinë me një sasi të konsiderueshme mjetesh piroteknike. Në fund të operacionit u arrestua pronari i magazinës si dhe u sekuestrua sasia e fishekzjarrëve.

06.12.2025. 15:44

Prag festash, policia zbulon magazinën ilegale me fishekzjarrë

Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Fireworks”, ku u zbulua një magazinë e mbushur me fishekzjarrë që mbaheshin në kundërshtim me rregullat dhe kriteret.

Sipas të dhënave paraprake këto mjete piroteknike do të shiteshin gjatë ditëve të festave të fundvitit dhe për këtë arsye pronari i magazinës kishte grumbulluar një sasi të madhe fishekzjarrësh.

Magazina u zbulua dhe rrugën “Besim Fagu”, teksa policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës dhe pronarin e saj.

Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarrë të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Prej ditësh, efektivët blu të kryeqytetit kanë ndërmarrë një aksion për zbulimin e subjekteve që tregtojnë mjete piroteknike dhe deri në këto momente janë ushtruar 40 kontrolle.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)