Aksident me 4 të plagosur në Zall Bastar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit ku për pasojë janë plagosur 4 persona. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina

06.12.2025. 20:01

Aksident me 4 të plagosur në Zall Bastar

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në zonën e Zall Bastarit në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Për pasojë 4 persona që ndodheshin në të dyja mjetet kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku  ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa policia në vendngjarje po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Momentalisht, dyshohet se shkak për përplasjen e mjeteve mund të ketë qenë lagështia në rrugë, por edhe errësira.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)