Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Berat pak pas mesnatës së të shtunës. Policia njofton se një 37-vjeçar është paraqitur në spitalin e qytetit me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, bëhet me dije në njoftim.
Uniformat Blu sqarojnë më tej se është ngritur grupi hetimor për rastin dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, por edhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)