Arrestohet grabitësi serial në Tiranë, thyente automjetet me forcë

Efektivët e Komisariatit Nr.2 në Tiranë kanë arrestuar një 34-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e qytetarëve, pasi thyente me forcë automjetet duke vjedhur sende me vlerë të konsiderueshme.

07.12.2025. 10:44

Arrestohet grabitësi serial në Tiranë, thyente automjetet me forcë

Një grabitës serial që vidhte kryesisht sende nga automjete, të cilat i thyente me forcë, është arrestuar nga policia në Tiranë. Uniformat Blu njoftojnë se pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh dhe subjekte për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme u organizua operacioni i koduar “The thief”.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. C. Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta”, informon policia.

Ndërkohë, më tej sqarohet se gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit efektivët sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura. Po ashtu vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)