"Më jep 1000 euro të mos i nxjerr fotot", arrestohet 20-vjeçari që shantazhonte djemtë me foto intime

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në një rrjet social hapte profile false dhe, gjatë komunikimit me persona të ndryshëm siguronte prej tyre foto personale, me të cilat i shantazhonte duke u kërkuar para në këmbim të mospublikimit të tyre.

07.12.2025. 13:02 >> 13:08

"Më jep 1000 euro të mos i nxjerr fotot", arrestohet 20-vjeçari që shantazhonte djemtë me foto intime

Shantazhi përmes rrjeteve sociale ka çuar në pranga një të ri në Tiranë. Policia bën me dije se në kordinimin me seksionin kundër krimeve kibernetike ndaluan një 20-vjeçar, i cili pasi siguronte foto nga individë të ndryshëm, i shfrytëzonte ato për shantazh dhe presion psikologjik ndaj tyre, duke iu marrë viktimave edhe para.

“Si rezultat i operacionit “Online Threat”, u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave të mashtrimit dhe shantazhit përmes rrjeteve sociale. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se gjatë një periudhe rreth dyjavore ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave komunikonte me shtetas të ndryshëm dhe siguronte prej tyre foto personale. Më pas, duke përdorur metoda mashtrimi dhe presioni psikologjik, ai u kërkonte viktimave shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në mënyrë që fotot të mos publikoheshin”, sqaron policia.

Uniformat Blu kanë dokumentuar dy raste mashtrimi të kryera nga ky person, përfshirë një episod të dative 5 dhe 6 dhjetor, gjatë të cilave i arrestuari ka përfituar në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)