Policia e Shkodrës ka arrestuar të shtunën Danjel Ndreun, 17-vjeçarin i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Ragip Gilës në atentatin që ndodhi më 8 shtator në qendër të qytetit.
Adoleshenti ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (shënjestër e sulmit), dhe Meri Kaceri (kamariere).
Ndreu u kap gjatë një kontrolli rutinor nga forcat “Shqiponja”, ku iu gjetën disa doza kokaine dhe menjeherë u shoqërua në komisariatin e policisë së Shkodrës.
Sipas burimeve, 17-vjeçari ishte në kërkim edhe për vjedhjen e një motori në gusht të këtij viti. Prokuroria e Shkodrës pritet të vendosë për akuzat që do të ngrihen ndaj Ndreut.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)