Rrugorja “bën namin” në 48 orë në Tiranë, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme dhe 11 shoferë të arrestuar

11 shoferë të arrestuar dhe 136 të tjerë të gjobitur, kryesisht për parakalime të gabuara në rrugët e kryeqytetit. Ky është bilanci i punës së Policisë Rrugore në 48 orët e fundit në Tiranë.

07.12.2025. 17:29

Rrugorja “bën namin” në 48 orë në Tiranë, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme dhe 11 shoferë të arrestuar

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet gjatë 48 orëve të fundit, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e sjelljeve që shpesh çojnë në aksidente të rënda.

Operacioni është fokusuar kryesisht tek drejtuesit e mjeteve që kryejnë parakalime të rrezikshme dhe nuk respektojnë radhën në trafik. Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë shtrirë në të gjitha pikat më problematike të qarkullimit në kryeqytet, duke përdorur patrulla të shumta, dronë, kamera inteligjente dhe mjete të matjes së shpejtësisë.

Si rezultat, brenda dy ditëve janë konstatuar një sërë shkeljesh të rënda.

Bilanci i kontrolleve 48-orëshe:

  • 136 gjoba administrative për parakalime të rrezikshme dhe mosrespektim të radhës, në bazë të nenit 174/2/b të Kodit Rrugor – një nga shkeljet që shpesh rezultojnë në aksidente të rënda.
  • 17 mjete të bllokuara me karrotrec, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkim të parregullt që pengonte qarkullimin.
  • 37 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, të proceduar sipas parashikimeve ligjore.
  • 2758 gjoba për parkime të gabuara, një nga shkeljet më të përhapura në kryeqytet që shkakton bllokime dhe ngarkesë të panevojshme në trafik.
  • 11 shtetas të arrestuar ose proceduar penalisht për vepra të ndryshme të lidhura me qarkullimin rrugor.

Policia Rrugore thekson se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në ditët në vijim, me synim reduktimin e aksidenteve dhe forcimin e disiplinës rrugore në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)