Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në portin e Durrësit, ku një 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.
Viktima, Avaz Yafarov, me profesion elektriçist dhe pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”, po punonte në bord në momentin kur ndodhi incidenti fatal. Anija ishte e ankoruar në kalatën nr. 2 dhe po kryente procesin e shkarkimit të ngarkesës me grurë.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe ndihmës mjekësore të ofruar në vendngjarje, i riu nuk mundi të mbijetonte. Autoritetet portuale dhe policia po hetojnë rrethanat e plota të incidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)