Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një i dënuar me origjinë shqiptare arriti të arratisej nga një burg në Milano duke kryer një arratisje si në filma, duke lidhur çarçafë në hekurat e dritares së qelisë, raportojnë mediat italiane.
Një i dënuar shqiptar është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Opera të Milanos, në një episod që mediat italiane e kanë përshkruar si arratisje “në stil Hollivudi”. I burgosuri, 41-vjeçari Taulant Toma, i cili duhej të vuante dënimin deri në vitin 2048, ka përdorur çarçafë të lidhur për të zbritur nga dritarja e qelisë.
Arratisja u konfirmua nga zyrtari i Administratës Italiane për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Giannarino De Fazio. “Ai lidhi çarçafët me njëri-tjetrin në hekurat e dritares dhe kështu zbriti nga qelia”, deklaroi De Fazio për agjencinë e lajmeve ANSA.
Ende nuk dihet nëse i burgosuri ka pasur ndihmë nga jashtë apo si arriti të kalonte murin perimetral të burgut, por autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tij.
De Fazio u shpreh se rasti tregon qartë mangësitë strukturore të sistemit penal italian. Sipas tij, arratisja “nxjerr në pah dështimet e politikave të institucioneve penale gjatë 25 viteve të fundit”, duke nënvizuar edhe problemin e mbipopullimit në burgjet italiane.
Ai bëri të ditur se në burgun e Operas ndodhen 1,338 të dënuar, ndërsa kapaciteti i objektit është vetëm 918 vetë.
Ndërkohë, sipas ANSA-s, kjo është arratisja e katërt e Taulant Tomës nga një institucion penitenciar. Rasti i fundit është regjistruar në vitin 2013, kur ai u arratis nga burgu i Parmës së bashku me një të dënuar tjetër.
Autoritetet italiane vijojnë kërkimet intensive pasi shqiptari konsiderohet shumë i rrezikshëm.
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 49 min më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Sistemi gjyqësor po përballet me gjithnjë e më shumë çështje familjare, duke e kthyer krizën e martesës në një sfidë të rëndësishme sociale dhe institucionale.
12:17 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Dosja e trafikut ndërkombëtar të drogës, që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare, ka marrë këtë javë një vendim përfundimtar.
11:11 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
07:35 6 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
07:02 7 h më parë28.01.2026.
Autori
BE ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por Kosova përjashtohet për momentin për shkak të mungesës së ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
19:23 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.
19:07 19 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)